“Faleminderit Misionit të OSBE-së në Kosovë që zgjodhi Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QKTK) në Gjilan si partner në këtë nismë të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore”, thuhet njoftimin e sajë.
Sipas njoftimit theksohet se ruajtja e trashëgimisë na ndihmon të kuptojmë të kaluarën dhe të formësojmë të ardhmen!
“Arkitektë dhe antropologë të rinj udhëtuan drejt Letnicës për një kamp pesë-ditor, me qëllim dokumentimin e trashëgimisë së pasur kulturore të këtij fshati piktoresk. Me fletore skicash, skanerë dhe harta në duar, ata eksploruan trashëgiminë e veçantë kulturore të këtij vendbanimi, thuhet në vijim.
Njoftohet se Kampi ndërthurte teorinë me praktikën, duke i njohur të rinjtë me vlerat historike dhe shoqërore, si dhe me përdorimin e mjeteve bashkëkohore si fotogrametria dhe skicimi.
“Duke dokumentuar ndërtesat dhe mbledhur histori gojore, këta profesionistë të rinj po kontribuojnë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë për brezat e ardhshëm”, është thënë në përmbyllje të këtij njoftimi. /GJILANI INFO/