Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Gjilanit bëhet me dije se kjo Qendër është furnizuar me doza shtesë të HPV vaksinës kundër Human papilloma virusit që është shkaktar i kancerit te qafës se mitrës.
Njoftohet se furnizimi është bërë nga Instituti Kombëatar I Shëndetit Publik të Kosovës dhe se këto doza janë të parapara për vajzat e moshës 13 deri 21 vjeçe.
Tutje thuhe se përveç vaksinimit të rregullt me HPV vaksinë e cili do të bëhet çdo vit tek vajzat e klaseve të gjashta tani u krijua mundësia që edhe vajzat e moshave 13 deri 21 vjeç të marrin këtë vaksinë .
Human papilloma virusi përveç kancerit të qafës së mitrës është shkaktar edhe i kancereve tjera të organeve gjenitale si te femrat ashtu edhe tek mashkujt , lythave të lëkurës etj.
Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë pas atij të gjirit te gjinia femërore , është vështirë i trajtueshëm por mund të parandalohet me HPV vaksinë.
“Vaksina ka shkallë të lartë të efikasitetit, nuk ka efekte anësore. Ftojmë prindërit që ti sjellin vajzat e tyre për vaksinim me këtë vaksinë shumë të rëndësishme dhe efikase”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.
Vaksinimi i vajzave të moshës 13 deri 21 vjeç do të bëhet në Shërbimin e vaksinimit, në Qendër kryesore të mjekësisë familjare në Gjilan, ditëve të punës nga ora 07:00 – 20 :00./GJILANI INFO/


