Nga: Arsim Halili
Hyrje:
Që në krye të herës theksojmë se vepratë e Beqir Musliut kanë zgjuar interes të veçantë te studiuesit serioz të letërsisë, të cilët janë marrë gjerësisht me opusin e tij letrar. Krijimtaria e tij shtrihet në disa drejtime zhanrore – poezi, prozë, dramë dhe publicistikë – dhe në secilën prej tyre ai ka dhënë një kontribut të çmuar, duke krijuar një univers artistik kompleks dhe të dallueshëm. Pikërisht kjo shumëdimensionalitet e veprës së tij e sfidon lexuesin dhe studiuesin që, përmes leximit dhe interpretimit kritik, të nxjerrë “nektarin” letrar nga ajo që është thënë dhe shkruar në librat e tij. Në këtë rrafsh ne do të ndalemi në një analizë të intrpretimit në disa kënde rreth romanit “Ndeshtrasha”i Beqir Musliut.
- Aspekte aksiologjike narrative në roman
Duke qenë se Aksiologjia narrative ka për bazë të trajtoj këto çështje si: Të kuptarit mesazhit etik ose ideologjik të një vepre. Dallimin e nëntekstit dhe qëndrimet e fshehura në tekst. Të analizojmë ndikimin që një vepër ka tek sistemi i vlerave të shoqërisë.Në këtë kontekst do të përpiqemi të interferojmë këto nocione aksiologjike në romanin “ Ndeshtrasha “ i Beqir Musliut
Mungesa e babait (zhdukja gjatë luftës) nuk është thjesht mungesë fizike, por shkëputje e rendit moral dhe emocional të familjes. Autori nuk e specifikon luftën, sepse synon ta universalizojë dhimbjen, duke e paraqitur luftën si forcë anonime, shkatërruese të vlerave njerëzore, jo si konflikt ideologjik a fetar. Veprimet e nënës Mejreme (punët “amorale”) nuk paraqiten si dekadencë morale, por si zgjedhje tragjike për mbijetesë.e që në planin aksiolgjik narrative mund të konsiderohet si: mbijetesa kundrejt moralit tradicional. Fakti që Batoni nuk qan për vdekjen e gjyshit,dhe refuzon ritualin shoqëror të zisë,është një nëntekst i fuqishëm psikologjik. Kjo tregon revoltën e brendshme ndaj hipokrizisë shoqërore,si dhe refuzim të normave që kërkojnë “shfaqje” të dhimbjes.e që në filozofinë estetike letrare ky lloj veprimi konsiderohet si ndjeshmëri absurde që në një fare forme u jep ngjyrë veprimeve dramtike.Një element paradoksal mund të interpretohet si çështje absurdi, sepse është edhe shthurja në vend të kompaktësisë në familje, e në këtë pikë vështrim autori jo pa qëllim e vendos personazhin e Batonit i cili nuk ka mundësi të bëjë kthesa në drejtim të kundërt. Romani “Ndeshtrasha” ka një ndikim kritik dhe reflektues. Duhet theksojmë në aspektin aksiologjik narrativ ka ndikim në sistemin e vlerave të shoqërisë, sidomos në Dekonstruktimi i familjes tradicionale. Me raste tregon se familja nuk është gjithmonë hapësirë harmonie,autoriteti prindëror mund të jetë burim konflikti, rolet gjinore nuk janë të qëndrueshme në kushte krize. Duke u mbështetur në teorinë narrative të Gérard Genette-it te ky roman mund të konstatojmë: Se gjatë gjithë leximit të veprës nuk ndiqet një kronologji të rreptë lineare narrative. Ka kthime retrospektive (analepsa):kujtimet për gjyshin,imazhi i babait të zhdukur. Sa i përket kohëzagjatjes kryesisht përmblidhen shkurt si p.sh: vdekja e gjyshit. Ndërsa sa i përket Frekuencave disa ngjarje (mungesa e babait, konfliktet me nënën) përsëriten në mënyrë tematike. Kjo përsëritje krijon ndjesinë e rrethit vicioz. Sa i përket nivelit narrativ konsideroj se vet autori si narrator është ekstradiegetik (jashtë ngjarjes). Kryesisht narrator është në vetën e tretë,me ngjyrim të fortë psikologjik.Këtu i referohemi Batonit si narrator
- Aspekte semiotike në romanin “Ndeshtrasha”Beqir Musliu
Secila vepër letrare ndërtohet përmes një korpusi të gjërë semoitik. Veçse mbetet në dorën e autorit në ndërtimin e shenjave, respektivisht tërë sistemit semotik si dhe mënyrës së transmetimit te lexuesi qoftë si shenja denotative ( të drejtpërdrejta ) dhe kontatative ( kuptimi fshehët apo simbolik), lexuesi natyrisht gjatë leximit i zbërthen edhe njërin edhe tjetrin aspekt. Duket se Beqir Musliu veprën letrare e ndërton më shumë nga aspekti semotik konotativ jo vetëm në këtë roman por edhe në romane të tjera. Le t’i referohemi një fraze të shkurtur në planin semotik mundë të interpretohet si e tillë.
“Tragjike është çdo thellësi që është mihur në qenien e njeriut.”[1]
Thellësia nuk është në këtë rast hapësinore, por funksionon si shenjë për traumën. Ndërsa akti i mihjes zakonisht lidhet me dhunë. Semiologjikisht ky indeks i vuajtjes, tregon se ka ndodhur një akt që ka lënë gjurmë. Thënë me një fjalë është një shenjëzim i dhunës së brendshme ekzistenciale të njeriut.
“Ndërsa të afërmit tanë dhe fqinjët derdhinin gurra lotësh. Ata habiteshin përse unë nuk qaja . Ku ta di tash se çfarë kanë menduar ataaskohe. Më shikonin sikur donin të thonin “ Përsek y nuk qan për gjyshin e vet”![2]
Shprehja “derdhinin gurra lotësh”nuk është vetëm përshkrim literal i të qarit, por është shenjë simbolike e dhimbjes së thellë, kolektive. Ndërsa mungesa e të qarit të narratorit në këtë rast personazhit të quajtur Baton bëhet shenjë semiotike. E cila në kët rast mund të interpretohet edhe ftohtësi emocionale. Fraza:Sipas Dostojevskit e përdorur në këtë roman: “Tërë jetën më ka munduar Zoti”[3]
“Zoti” – është një shenjë Ikonike: për shumë njerëz, Zoti përfaqëson fuqinë, autoritetin ose praninë shpirtërore.Po aq edhe simbolike: në kulturën dhe literature. Zoti shpesh simbolizon peshën morale, vuajtjen, ose provat jetësore.Nuk është një thjesht veprim fizik; kjo është një metaforë për vuajtje shpirtërore ose përjetime të vështira, që lidhet me simbolin e Zotit si autoritet mbi fatin ose shpirtin e njeriut.
Sigurisht se romani “Ndeshtrasha” i Beqir Musliut , është ndërtuar me po aq fraza konotative semotike që edhe mund të vështrohet vetëm nga ky aspekt.
- Diskursi intertekstual në romanin “ Ndeshtrasha “ I Beqir Musliut
Kur jemi te diskurs duhhet pranuar se mbi këtë çështje janë marrë shumë studiues si Genette , Julia Kristeva, Pjetër Go e disa teoricien të tjerë. Referuar studimeve të Gerard Genette Intertekstualitetin dallon në pesë tipeintertekstualsi : paratekstualiteti, intertekstualiteti, arkitekstualiteti, metatekstualiteti dhe hipertekstualiteti.[4] Natyrisht se edhe në romanin “Ndeshtrasha” i Beqir Musliut vërejmë qartazi elemente të palimpestit. “Unë jam Mefisistofeli, do të shkosh më tej apo po mbteësh këtu që të përcjellësh vetëm hijen time. Jo të ka gënjyer ai fare Doktor Fausti. Unë erdha këtu ti kthej të gjitha ato sprovime para në një reprizime të ri. Aty do do të liroj krejt prej saj metafizike dhe së bashku do të zbresim në botën tjetër. Por më pare duhet të marrim pjesë në ceremonialin e sarkamentit të Mamasë tënde, pastaj në vend të saj këtë rol do ta zëvendësojë vetë dadoja jote.”
Sipas teorisë së Gérard Genette-it,ka elemente dytësore të intertekstualitetit. Në romanin “Ndeshtrasha” Beqir Musliu mund të konkludohet se teksti nuk është thjesht një citim i drejtpërdrejtë,por një riaktivizim, transformim dhe rishkrim artistik i Faustit brenda një universi të ri narrativ, për të cilën gjë edhe mund të themi se gjithnjë mbështetur në teorinë e Genette, autori Musliu përdor: hipotekst – teksti burimor dhe hipertekstin. Në roman nuk paraqitet është paratekst për shkak se nuk merret përsipër teksti nga një titull , kapitulli, apo parathënie. Nuk është e tipit arkitekstual me gjithë rëndësinë e Faustit si vepër ,si mit, por në këtë rast nuk është fokusi kryesor i çështjes. Nuk ka elemente metatekstuale meqë në roman Beqir Musliu nuk ja jep atributet e veprës nga këndi i kritikut letrar.
Përfundim:
Në përmbyllje të këtij punimi romani “Ndeshtrasha” mund të konsiderohet si një roman i absurdit dhe i krizës së vlerave, ku Beqir Musliu, përmes një poetike të thellë dhe të fragmentuar, arrin të krijojë një vepër me peshë të veçantë në prozën shqipe bashkëkohore. Qasja shumëdimensionale – aksiologjike, narratologjike, semiotike dhe intertekstuale – dëshmon se romani nuk është vetëm një rrëfim për fatin e një individi, por një alegori e gjendjes njerëzore në kushte dhune, humbjeje dhe pasigurie ontologjike. Pikërisht në këtë hapësirë të tensionuar mes individit dhe botës, Ndeshtrasha e gjen fuqinë e saj estetike dhe aktualitetin e vazhdueshëm interpretativ.
[1] Beqir Musliu, Ndeshtrasha, Faik Konica, Prishtinë, 2004, fq 23.
[2] Po aty fq 23.
[3] Beqir Musliu, Ndeshtrasha, Faik Konica, Prishtinë, 2004, fq,63.
[4] Dr Zahrie Kapllanaj, Hija e fjalës( mongrafi) , Artini , Prishtinë 2021, fq 382.


