Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera)
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna ne familje”, dhe kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vetëgjyqësia”./Gjilani INFO/


