Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” nga neni 185 dhe 181, kurse dy të tjerë veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.
Ndërkaq ka ngritur 5 aktakuza ndaj 5 peronave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat e ngritura ndaj personave në fjalë janë si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje ”./Gilani INFO/


