Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Profesori Nevzad Isufi: “Çmimi ‘Shaban Jashari’, nder dhe përgjegjësi për rrugëtimin tim 29-vjeçar në arsim”

March 7, 2026

Uron Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit

March 7, 2026

Nderohet mësimdhënësja Rabije Idrizi nga Kamenica në ceremoninë e MAShT për Ditën e Mësuesit

March 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Profesori Nevzad Isufi: “Çmimi ‘Shaban Jashari’, nder dhe përgjegjësi për rrugëtimin tim 29-vjeçar në arsim”
  • Uron Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit
  • Nderohet mësimdhënësja Rabije Idrizi nga Kamenica në ceremoninë e MAShT për Ditën e Mësuesit
  • Mot me diell sot, temperaturat deri në 18°C
  • Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje solemne për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”
  • KËNGA E ABAZ AGËS
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Profesori Nevzad Isufi: “Çmimi ‘Shaban Jashari’, nder dhe përgjegjësi për rrugëtimin tim 29-vjeçar në arsim”
Lajme Lokale

Profesori Nevzad Isufi: “Çmimi ‘Shaban Jashari’, nder dhe përgjegjësi për rrugëtimin tim 29-vjeçar në arsim”

adminBy adminMarch 7, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ka  organizua ceremonin tradicionale ku edhe u ndanë çmimi “Shaban Jashari” dhe mirënjohje për arsimtarët përfaqësues të komunave të Republikës së Kosovës.

Në mesin e tyre pata nderin dhe privilegjin të jem edhe unë, si përfaqësues i Komunës së Gjilanit.

Ky moment për mua ishte shumë më tepër se një vlerësim. Ishte një kujtesë e rrugëtimit të gjatë në arsim, e përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë për profesionin e mësuesit. Ndjehem thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim prestigjioz që mban emrin e “Shaban Jasharit”, një emër që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe idealin për të ardhmen e vendit tonë.

Punoj si profesor me 29 vite përvojë të pandërprerë në procesin edukativo-arsimor, që nga viti 1993. Përgjatë gjithë këtyre viteve kam pasur vetëm një qëllim: t’i shërbej arsimit dhe të kontribuoj në formimin intelektual, kulturor dhe qytetar të brezave të rinj.

I përkas një gjenerate mësimdhënësish që gjatë viteve ’90 jetuan dhe punuan në një periudhë të vështirë për arsimin shqip. Në ato kohë sfiduese, kur mësimi zhvillohej në kushte të jashtëzakonshme dhe shpesh jashtë institucioneve të zakonshme arsimore, mësuesit u bënë shtylla e qëndrueshmërisë së dijes dhe shpresës për të ardhmen. Edhe unë pata fatin dhe përgjegjësinë të jem pjesë e atij angazhimi për të mbajtur gjallë arsimin shqip.

Gjatë karrierës sime jam përpjekur gjithmonë që procesi mësimor të jetë sa më cilësor dhe i dobishëm për nxënësit. Kam zbatuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies, duke integruar edhe teknologjinë në klasë, në mënyrë që nxënësit të përfitojnë një edukim modern dhe të përshtatur me zhvillimet e kohës.

Përveç mësimit në klasë, kam organizuar aktivitete të shumta jashtëkurrikulare – aktivitete letrare, kulturore, kuize diturie dhe debate – që kanë ndihmuar nxënësit të zhvillojnë mendimin kritik, kreativitetin dhe vetëbesimin. Kam udhëhequr ekskursione dhe vizita edukative, duke besuar gjithmonë se edukimi nuk ndodh vetëm në bankat e shkollës, por edhe në përvojat që nxënësit fitojnë jashtë saj.

Gjatë viteve të punës kam qenë pjesë aktive e jetës institucionale të shkollës. Kam marrë pjesë në takime me prindër, në mbledhjet e Këshillit të Arsimtarëve dhe kam shërbyer në disa mandate në Këshillin e Shkollës, duke kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të institucionit ku punoj.

Po ashtu kam kontribuar në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës dhe kam bashkëpunuar me Këshillin e Prindërve në nivel komunal pranë Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, duke u përpjekur që shkolla dhe komuniteti të jenë gjithmonë të lidhura ngushtë në misionin e përbashkët të edukimit.

Në nivel institucional kam marrë pjesë edhe në procese të rëndësishme profesionale, përfshirë hartimin e kurrikulave për mësimin dual, të organizuar nga Ministria e Arsimit, si dhe në debate dhe procese konsultative për çështje të arsimit në nivel komunal dhe institucional.

Përveç angazhimit në arsim, kam pasur edhe përgjegjësi publike duke shërbyer për dy mandate si delegat në Kuvendin Komunal, ku kam kontribuar në diskutime dhe vendimmarrje që lidhen me zhvillimin e arsimit dhe çështjeve të tjera me rëndësi për komunitetin.

Gjatë gjithë këtyre viteve jam përpjekur të zhvillohem vazhdimisht profesionalisht. Kam përfunduar të gjitha trajnimet profesionale të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, duke marrë pjesë në programe për kurrikulën, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin e nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Sukseset dhe arritjet e nxënësve ndër vite, përfshirë përfshirjen e tyre në aktivitete letrare, kulturore dhe edukative, janë motivimi më i madh për mua dhe dëshmia më e mirë se përkushtimi në arsim gjithmonë jep fryte.

Sot, pas gati tri dekadash në arsim, mund të them se ky profesion përbën pothuajse gjysmën e jetës sime. Arsimi për mua nuk është vetëm një profesion, por një mision shoqëror dhe edukativ që vazhdon të më frymëzojë çdo ditë.

Çmimi “Shaban Jashari” është një nder i madh, por mbi të gjitha është një motivim për të vazhduar me të njëjtin përkushtim në shërbim të arsimit dhe të brezave që po rriten./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Uron Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit

March 7, 2026

Nderohet mësimdhënësja Rabije Idrizi nga Kamenica në ceremoninë e MAShT për Ditën e Mësuesit

March 7, 2026

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje solemne për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”

March 5, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Profesori Nevzad Isufi: “Çmimi ‘Shaban Jashari’, nder dhe përgjegjësi për rrugëtimin tim 29-vjeçar në arsim”

By adminMarch 7, 2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me rastin e 7 Marsit – Ditës…

Uron Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit

March 7, 2026

Nderohet mësimdhënësja Rabije Idrizi nga Kamenica në ceremoninë e MAShT për Ditën e Mësuesit

March 7, 2026

Mot me diell sot, temperaturat deri në 18°C

March 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Profesori Nevzad Isufi: “Çmimi ‘Shaban Jashari’, nder dhe përgjegjësi për rrugëtimin tim 29-vjeçar në arsim”

March 7, 2026

Uron Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit

March 7, 2026

Nderohet mësimdhënësja Rabije Idrizi nga Kamenica në ceremoninë e MAShT për Ditën e Mësuesit

March 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.