Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana ju dëshiroj mirëseardhje përfaqësuesëve të KFOR-it Turk dhe i ka falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësinë e Republikës së Kosovës.
“Ofrimi i donacioneve nga KFOR-i Turk dhe ogranizatat e tjera nga shteti i Turqisë forcojnë bashkëpunimin tonë dhe rrisin efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe ato administrative – ndihmëse teknike. Ju keni qenë në vazhdimësi të angazhuar për bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe sigurisht se do të vazhdojmë këtë bashkëpunim i cili do të iu shërbej më së shumti stafit dhe pacientëve, gjithashtu shërbimet tona janë në dispozicion 24/7 për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjeksore”, u ka thënë atyre, kreu i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr. Afrim Cana.
Ndërkaq, Komandanti i LMT Majori Erhan Türkoğlu tha se ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me të gjitha institucionet në Kosovë, e në veqanti me ato Shëndetësore dhe Arsimore.
Ai ka njoftuar se është në përfundim të procedurave një donacion të ri, i cili do të rritë kapacitetet në shërbimin teknik – Rrobalarje në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Në këtë takim është diskutuar edhe për shkëmbimin e përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Gjilanit./GJILANI INFO/


