Policia ka njoftuar sot se është raportuar një rast kanosje në Novobërdë, ngjarje kjo e cila thuhet se ka ndodhur të merkurën e kësaj jave.
Fjala është për një femër e cila është kanosur nga një person i dyshuar, rast ky i cili është cilësuar nga policia si dhunë në familje.
Sipas policisë, merret vesh se e njejta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedure të rregulltë./Gjilani INFO/


