Janë publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit për gjobitjet dhe aksidentet në trafikun rrugor dhe arrestimet në tërë teritorin e vendit tonë nga raporti ditor i Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se të ejtën e kësaj jave janë shqiptuar 2 mijë e 323 tiketa gjobitëse për kundërvajtësit në trafikun rrugor.
Nga ana tjetër, mësohet se janë regjistruar 43 aksidente, prej tyre 18 me lëndime dhe 25 me dëme materiale.
Ndërkaq, po për të njëjtën ditë, thuhet se janë arrestuar 30 persona, 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


