Për gjashtë muaj të këtij viti janë kryer 21 mijë e 709 shërbime në shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan
Prej tyre, CT 1 mijë e 990, ultrazë në radioligji, gjinekologji dhe shërbime tjera 10 mijë e 718, radiografi 8 mijë e 526 dhe mamografi 475.
Ndryshe thënë, totali i shërbimeve arrin shifrën prej 21 mijë e 709, bëhet me dije nga burimet Spitalore.
“Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim të shërbimeve prandaj vazhdimisht do të jemi kërkues në këtë aspekt” nga autoritet e këtushme./GJILANI INFO/


