Përkundër masave ndëshkuese ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor nga policia e vendit, aksidentet rrugore dhe shqiptimet e gjobave nuk kanë të ndalur.
Përndryshe, edhe në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 34 me të lënduar si dhe 50 aksidentet tjera me dëme materiale.
Ndërkaq, janë arrestuar 32 persona dhe 34 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


