Dje, kur edhe kishte edhe ditëlindjen është pensionuar, Mikreme Maliqi, e cila prej moshës 19 vjeçare kishte filluar të punojë në Spitalin Regjional të Gjilanit, në pozitën,- ”Motër Medicinale”.
Kurse, punoi plotë 46 vite me përkushtim dhe dinjitet. Dhe për këto vite me kulturë, edukatë dhe buzëqeshje, priti, shërbeu dhe përcolli shumë pacientë, duke ofruar shërbime të respektueshme profesionale.
E gatshme për të qenë në ndihmen dhe përkrahjen e pacientëve.
Ishte punësuar më 05 qershor të vitit 1977, kurse ka punuar në repartet: Intern, kirurgji, pediatri, gjinekologji, emenrgjencë, radiologji, gjitha këto në Spitalin Regjional të Gjilanit si dhe në Ordinancën private Nataliteti.
Ndërkaq, me dijen dhe përvojën që kishte, punoi edhe si mentore, me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë, paralelet në gjuhën shqipe dhe turke, duke u angazhuar maksimalisht që nxënësit të aftësohen sa më mirë profesionalisht.
Si gjithmonë, e etur për dije profesionale, pasi u hapën fakultetet për infermieri, regjistroi dhe kreu fakultetin e infermierisë, me qëllim të vetëm aftësimin profesional dhe shërbimin sa më profesional ndaj pacientëve.
Të njejtën ditë, kur u pensionua, kishte edhe ditëlindjen e saj të radhës, 65 vjetorin.
Për pensionimin dhe 65 vjetorin e lindjes, pranoi shumë urime për këto dy ngjarje të rëndësishme jetësore./GJILANI INFO/





