Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Baliu është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Dr. Spec. Rukije Limani.
Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj.
Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha: “Pensionimi i Dr. Spec. Rukije Limani reflekton humbje për institucionet shëndetësore të Anamoravës e me gjerë. Ajo mbetet një prej personaliteteve më të shquara të shëndetësisë, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1992 e gjerë më sot.
Udhëheqësja e MF Dr. Fatime Sadiku e falënderoi për kontributin dhe punën e palodhshme të saj.
Dr. Spec. Rukije Limani i kushtoi një jetë të tërë profesionit, shërbimit dinjitoz ndaj pacientëve e duke e falënderuar për kontributin e gjatë, korrektësinë e urtësinë, i urojmë shëndet e mirëqenie në kapitullin e saj të ri!/Gjilani INFO/




