Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

December 6, 2025

LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

December 6, 2025

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime

December 6, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen
  • LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë
  • Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime
  • Konfiskohet një pushkë gjuetie në Berivojcë të Kamenicës
  • Moti sot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu
  • Arbër Ismajli tani do t’i hyjë edhe garës për deputet
  • Kryetari Hyseni e Kastrati kanë vizituar Qendrën e re për të Moshuarit…
  • Kryetari Rahimaj shpërndan BabyBOX-et e radhës
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen
Opinione

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

adminBy adminDecember 6, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Bashkim Isufi

Pse një fshat i tërë duhet të mjaftohet me vetëm 60,000 €, ndërsa një lagje e vetme urbane përfiton projekte që kalojnë mbi një milion euro? Ky kontrast nuk është rastësi. Ai pasqyron një prirje të qartë të Komunës së Gjilanit për të favorizuar lagjet e reja me ndërtime të larta, ndërkohë që fshatrat dhe lagjet e vjetra vazhdojnë të mbeten të nënfinancuara dhe të lëna në gjendje të mjerueshme.

Banorët e këtyre zonave kontribuojnë njësoj në financat publike, por përballen me mungesë të investimeve më bazike, si rrugë, kanalizime dhe infrastrukturë funksionale. Ky trajtim selektiv nuk krijon vetëm pabarazi të dukshme — ai minon besimin e qytetarëve në institucionet vendore dhe tregon se prioritetet e qeverisjes lokale janë larg nevojave reale të komunitetit.

Fshati Uglar është shembulli më tipik i kësaj padrejtësie institucionale. Banorët kërkojnë prej vitesh asfaltimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës, por që mungojnë projektet e planifikuara, dhe se kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen. Ndërkohë, në qytet vazhdojnë investimet në rrugë që shpesh nuk kanë prioritet të lartë ose që tashmë janë në gjendje të mirë funksionale, duke nxjerrë në pah një shpërndarje të pabarabartë dhe trajtim joproporcional midis zonave urbane dhe atyre rurale.

Në draftin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2024–2031, dhe veçanërisht në Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025–2027, duket qartë pabarazia në shpërndarjen e investimeve. Për fshatin Uglar janë parashikuar vetëm projekte minimale, si ndërtimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare me vlerë 60,000 €, i cili filloi në gjysmën e dytë të vitit 2024 dhe ende nuk ka përfunduar, pa asnjë projekt kapital të ri. Ndërkohë, për Lagjen “Fidanishtja II” janë planifikuar investime infrastrukturore me vlerë 1,449,928 €, të cilat favorizojnë investitorët privatë dhe theksojnë diferencën e madhe midis zonave urbane dhe rurale.

Situata bëhet edhe më shqetësuese kur merret parasysh se investitorët në Komunën e Gjilanit aktualisht nuk paguajnë tarifën rregullative, një mekanizëm që ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e infrastrukturës dhe parashikohet qartë nga kuadri ligjor në fuqi. Megjithëse kjo tarifë është një detyrim ligjor, Komuna ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap teknik, administrativ apo legjislativ për ta zbatuar atë.

Në një periudhë kur Komuna përjeton rritje të shpejtë të ndërtimeve të larta dhe shtim të kërkesës për shërbime publike, moszbatimi i kësaj tarife e vendos komunën në një pozitë të pasigurt financiarisht. Pa këtë mekanizëm ligjor, infrastruktura e re për të akomoduar qindra njësi banimi financohet pothuajse tërësisht nga buxheti i qytetarëve — dhe jo nga ata që përfitojnë drejtpërdrejt nga zhvillimi i ndërtimit.

Kjo krijon një situatë të pabarabartë, ku investitorët përfitojnë nga infrastruktura publike me kosto minimale, ndërsa qytetarët paguajnë dyfish: një herë përmes taksave dhe një herë përmes mungesës së investimeve në lagjet dhe fshatrat e tyre. Në vend që sektori privat të kontribuojë realisht për infrastrukturën që u mundëson fitime milionëshe, barra bie mbi komunitetet rurale dhe qytetarët, të cilët mbeten pa shërbimet bazike që u takojnë.

Moszbatimi i tarifës rregullative, një mekanizëm ligjor që detyron investitorët të kontribuojnë për infrastrukturën publike, e lë buxhetin komunal të varur nga qytetarët, duke rritur disproporcionin midis përfitimeve private dhe investimeve publike të munguara.

Ky disproporcion bëhet edhe më shqetësues kur merret parasysh fakti se Komuna nuk ka zbatuar tarifën rregullative me ndikim në infrastrukturë, e detyrueshme sipas nenit 8, pika 3 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/18. Ky udhëzim kërkon që çdo komunë të miratojë rregulloren për tarifën rregullative dhe të përfshijë listën e shpenzimeve për ndërtimin, përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës publike. Megjithatë, Komuna e Gjilanit deri më sot nuk ka hartuar, propozuar apo miratuar një rregullore të tillë, duke krijuar një boshllëk ligjor që favorizon investitorët dhe dëmton interesin publik.

Ky mosveprim përbën një dështim të qartë institucional në sigurimin e financimit të qëndrueshëm për infrastrukturën, ndërkohë që Komuna përballet me rritje të kërkesave zhvillimore dhe shtim të ngarkesës urbane. Neni 8, pika 3 e Udhëzimit Administrativ nr. 02/18 për Taksat Administrative për Lëshimin e Lejes së Ndërtimit dhe Tarifat për Rregullimin e Infrastrukturës përcakton qartë detyrimet e komunave për këtë mekanizëm financiar. Sipas këtij udhëzimi:

“Tarifa rregullative me ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturë vendoset me rregullore komunale që përfshin listën e shpenzimeve për llojet e ndryshme të infrastrukturës. Llojet e punëve në listën e shpenzimeve caktohen në bazë të parimeve të kostos reflektuese, duke pasqyruar shumën që kërkohet të kompensohet Komuna për shpenzimet e ndërtimit, përmirësimit, zgjerimit ose riparimit të infrastrukturës”.

Mosmiratimi i rregullores jo vetëm bie ndesh me udhëzimin administrativ dhe parimet e qeverisjes së mirë, por krijon edhe një precedent negativ që favorizon investitorët në kurriz të interesit publik.

Si rezultat, Komuna heq dorë nga një burim i rëndësishëm i të hyrave, duke ngarkuar buxhetin komunal dhe duke penguar realizimin e projekteve infrastrukturore të domosdoshme. Ky mosveprim ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e financave publike dhe prioritetet e qeverisjes lokale.

Në të njëjtën kohë, qyteti përballet me nevoja të mëdha infrastrukturore, ndërkohë që Komuna zgjedh të mos përdorë mekanizmin financiar që do të siguronte të ardhura të konsiderueshme dhe do të mundësonte investime të balancuara në lagjet dhe fshatrat me nevojë urgjente. Ky nivel i neglizhencës institucionale tregon mungesë vizioni zhvillimor, përgjegjësie dhe llogaridhënie, si dhe një indiferencë të pajustifikueshme ndaj detyrimeve ligjore dhe nevojave të komunitetit.

Nëse Komuna e Gjilanit do të zbatonte tarifën rregullative sipas udhëzimit administrativ, do të siguronte të ardhura të konsiderueshme për të investuar në asfaltim, kanalizim, ujësjellës dhe projekte të tjera bazike, veçanërisht në fshatra dhe lagje të vjetra ku këto nevoja janë urgjente. Aktualisht, investitorët paguajnë vetëm 6.40 €/m² për ndërtimin e objekteve të larta ose kolektive, një shumë simbolike dhe tërësisht e pamjaftueshme për të mbuluar kostot reale të infrastrukturës që u shërben atyre. Ndërkohë, çmimi i m² për një banesë shitet 650–850 €/m², duke krijuar një disproporcion ekstrem midis përfitimeve të sektorit privat dhe investimeve të munguara në shërbime publike.

Komuna duhet të rishikojë investimet, të miratojë tarifën rregullative, dhe të sigurojë barazi dhe transparencë, duke garantuar infrastrukturë të mjaftueshme për të gjithë qytetarët./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

UÇK-ja nuk ka ushtruar dhunë

November 17, 2025

Dorëheqja është kurajo, jo dobësi

November 14, 2025

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025
Mos humbni
Opinione

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

By adminDecember 6, 2025

Shkruan: Bashkim Isufi Pse një fshat i tërë duhet të mjaftohet me vetëm 60,000…

LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

December 6, 2025

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime

December 6, 2025

Konfiskohet një pushkë gjuetie në Berivojcë të Kamenicës

December 6, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pabarazia e investimeve publike në Gjilan: Kur fshatrat harrohen dhe investitorët favorizohen

December 6, 2025

LDK-ja në Gjilan ka bërë publike listën finale të kandidaturave për deputetë

December 6, 2025

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 aksidente trafiku, prej tyre 22 raste me lëndime

December 6, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.