Nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan kanë realizuar një vizitë pune në Galerinë e artit “Contemporary Art Center” në pronësi të prof. Gëzim Brestovci, nën kujdesin e prof. Gëzim Brestovci dhe prof. Robert Masurica.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit kanë patur mundësinë të njihen nga afër me ekspozitën e cila reprezenton një koleksion veprash artistike.
Ky aktivitet u realizua me qëllim që nxënësit të pasurojnë njohuritë e tyre në fushën e artit, të zhvillojnë ndjeshmëri estetike dhe të frymëzohen nga veprat që pasqyrojnë kulturën, historinë dhe krijimtarinë artistike.
Vizita ka për qëllim bashkëpunimin e shkollës si institucion edukativo-arsimor dhe hapësirave alternative kulturore të qytetit./GJILANI INFO/