Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë ishin kureshtarë të dëgjonin zyrtaren e kulturës Ajshe Kastrati, e cila ua prezantoi vlerat e trashëgimisë kulturore.
Të mbledhur në këndin muzeor, ata patën mundësinë të shohin nga afër artefaktet që janë pjesë e kësaj trashëgimie, duke mësuar më shumë edhe për historinë dhe rëndësinë e tyre.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Komunës për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Gjilani INFO/


