Në prag të 17 Shkurtit , Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, Gjilan, kanë nisur përgatitjet për zbukurimin e qytetit me flamuj shtetërorë.
Vendosja e flamujve në hapësirat publike është një simbol respekti, krenarie dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Me përkushtim dhe përgjegjësi, po kontribuojmë që qyteti ynë të marrë pamjen festive që i takon kësaj dite të shënuar”, thuhet në njoftimin e NPL “Tregu”, Gjilan. /Gjilani INFO/


