Nexhat Rexha
Diku sytë vërshojnë
Në shtratin e dhembjeve të kota
Për t`i thënë të nesërmes mos eja
Se zemra ka hy në grevë
Dhe pret vetminë për ty
Në përqafim të udhëve premierë
Sa të zgjasim vonesën marshimi lëngon
Në idhnim të qiellit mëkatar
Prtija ime mbetet drithërimë
E pangopur për dashurinë fluturim
Në stuhitë vrapuese të zemrës
Kur era shkund trupin bashkë me bimën
Margaritarë kujtimesh mbijetuan robërinë
Atëherë kur stina vjen me shpresën
Vallë a flasin muret e muzeut arkaik
Për pamjet e qytetit antik buzë lumit
Vetëm trokitjet arnojnë buzëqeshjen
Me shijen e ëndrrave pagjumësi


