Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
  • Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
  • Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
  • Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
  • Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻄Nëntori i Ftohtë“, film që shpërfaq të kaluarën tonë jo të largët
Kulturë

„Nëntori i Ftohtë“, film që shpërfaq të kaluarën tonë jo të largët

adminBy adminJanuary 20, 2025Updated:January 20, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Në mbrëmjen e dytë të “Fest Film“, i cili po zhvillohet në kuadër të „Flakës së Janarit 2025“ është shfaqur filmi „Nëntori i Ftohtë“, film me temë nga e kaluara e jonë e afërt e që është realizim me skenar të dy autorëve, Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, regjinë e të cilit e ka bërë Ismet Sijarina e në të cilin rolet i bartin aktorët Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumoviq dhe Lum Veseli.
Ky film kosovar, që ka fituar edhe disa çmime prestigjioze ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në festival të njohura botërore. për temë ka ngjarjet në Kosovë, në fillimvitet e nëntëdhjeta, në kohën kur ish-federata jugosllave po shpërbëhej dhe lufta ishte në prag, kohë kur Kosovës po i merrej autonomia dhe ndaj shqiptarëve po ndërmerreshin masa ndëshkuese, siç ishin shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, mbyllja me dhunë e Radiotelevizionit të Prishtinës, veprime të cilat popullata po i kundërshtonte me tubime e demonstrata paqësore.
Pjesë e këtyre ngjarjeve ishte edhe kryepersonazhi i këtij filmi, Fadili, që punonte arkivist, i cili në këtë situatë duhej të zgjidhte mes dy opsioneve, largimit nga puna, ashtu siç vepruan të gjithë kolegët e tij, apo mbetja në punë nën masa të dhunshme.
Fadili, baba i dy fëmijëve, që e kishte edhe të atin e paralizuar, duke u përballë me vështirësi të ndryshme, ndonëse pa dashjen e tij ishte i detyruar të mbetej në punë, i vetëdijshëm se çfarëdo veprimi që do të merrte nuk do të kalonte pa pasoja.
Veprimi i tij, irritoi ish-kolegët, andaj ai shihej si bashkëpunëtor i regjimit. Edhe në kushte të tilla, me plasjen e luftës, ai nisi të nxjerrë dokumente me rëndësi nga arkivi, por edhe durimi tij pati fund, andaj edhe ai pati fatin e bashkëkombëseve të tij./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

By adminNovember 7, 2025

Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Super mbrëmje me…

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.