Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
  • Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
  • Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
  • Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
  • Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Nënat tona shqiptare janë shtyllat më të rëndësishme jetësore
Diasporë

Nënat tona shqiptare janë shtyllat më të rëndësishme jetësore

adminBy adminDecember 22, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: AGRON V. PALUSHI

Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik Lugdrinas nga Klina.

Nënat tona shqiptare janë shtyllat apo elementet më të rëndësishme jetësore për të cilat ne, për nënloket tona të tilla heroike vërtetë ndiejmë një krenari të veçantë. Pikërisht ndiejmë krenari për të gjitha nënloket tona pikërisht për ato të cilat edhe përkundër sfidave të natyrave e shoqërive të ndryshme perandorake e tiranike ndër shekuj e shekuj, ia arritën apo ditën të ndërtojnë, rrisin, ruajnë dhe ti ushqejnë fëmijët e tyre me frymë tamam shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore.

Ndaj të nderuar familjarë, të afërm, miq, dashamirë të familjes Dedaj, në këtë moment të ndarjes fizike të Nënës suaj e familjares sonë fort të dashur +TONE SYL PALUSHI-DEDAJ, e cila ishte një bijë, Nënë e dashur qe la shumë dashuri te familja e saj por edhe tek gjaku i gjakut të saj si dhe tek mbarë të dashurit , që i kishte të shumtë, nga ajo dashuri e sinqertë që do të mbetet e pashuar në përkujtesën e gjatë të kujtesës sonë.

Më lejoni që në emër të familjes Palushaj nga Klina, me këtë fjalë homazhi dhe mortorë të ndahemi nga bija jonë e familjes e cila ditën e pardjeshme pati frymën e fundit të jetës së saj për tu përjetësuar në botën hyjnore të pavdekshme.

Me keqardhje dhe të pikëlluar pranuam lajmin e hidhur se me 19 dhjetor 2022 në Detroit të SHBA-ve, në moshën 96 vjeçare ndërroj jetë bija më e dashur, e përshpirtshme, e virtytshme dhe heroike e familjes sonë + TONE (Sylë Palushaj) DEDAJ, një nënë e përshpirtshme me vlera shpirtërore e njerëzore dhe vajza e autodidaktit të mirënjohur të Lugut të Drinit + SYL PALUSHAJ (i cili njihet si autodidakt karizmatik në Klinë dhe Lugun e Drinit rrethinë e në mbarë Dukagjinin me rrethinë…), e cila përveç tjerash se ishte një bijë sojnike dhe tejet e sinqertë, ishte edhe një bashkëshorte besnike e martuar për të amshueshmin + NDRECË DEDAJ nga Krysheva e Vogël e Klinës.

Bija jonë + Halla TONE, ishte vajza e vogël (e + SYLË PALUSHIT) pas +GJONIT (i cili humb jetën në moshën 46 vjeçare, duke lenë pas vetës bashkëshorten +MARTËN dhe fëmijët e tij të njomë- +GEGËN 12 vjeç, LUSHIN 9 vjeç, VITORIN 6 vjeç dhe vajzën e vetme PASHKËN 3 vjeçe, për të cilët për rritën e nipave dhe mbesës është përkujdesur vet TONJA), PALUSHIT, MARTINIT, MARKUT, DRANËS dhe BUTES… Njëkohësisht vlen të potencohet se bija e familjes sonë, + halla TONE, ishte një nënë e virtytshme dhe shembullore, e cila pas kurorëzimit dhe martesën e saj me + NDRECËN, të cilët ndërtuan fillet dhe frymët e para të një familjeje të shëndoshë dhe mrekullueshme, duke i lindur, rritur fëmijët e tyre (LAJDEN, MARIJEN, LUSHEN, MARTEN, +LUSHIN, ANTONIN) me një frymë tipike shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore, që do të thotë se përveç se ishte një grua hekurt, ishte tejet e dashur, fisnike, e afërt ,e ndershme, bujare, zemërmadhe, e hareshme, gjithmonë e buzëqeshur, e fortë për nga karakteri dhe qëndrueshmëria e saj deri në grahmat e fundit të jetës së saj.

Pas martesës së saj me +NDRECËN, halla TONE përjeton kataklizmin e parë në jetë, e cila qysh në moshë të re mbetët e ve, pra natyrshëm e humb jetën më i dashuri i saj +NDRECA, duke ia lenë bashkëshortes + TONES testament fëmijët e njomë në duart e saja dhe të ZOTIT e cila edhe tamam me një frymë të shëndoshë ia rriti në një udhë të mbarë. Mirëpo, jeta i ka edhe peripecitë e veta pas disa vitesh nënlokja + TONJA përjetoj edhe një sfidë tjetër duke humbur birin e tij +LUSHIN (i cili ka lënë, bashkëshorten e saj VITORËN dy vajza dhe një djalë), i cili humbi jetën në moshë të re, e qe u përkujdes në rritën e fëmijëve të birit të tij, tamam si një Engjëll i Hyjnisë duke i zbatuar në plotni edhe Sakramentet Shenjtë konform parimeve Kishtare dhe njerëzore.

Njëkohësisht me vonë i vdes edhe SUZANA bashkëshortja e birit të saj ANTONIT (e cila ka lënë bashkëshortin e saj, dy vajza dhe një djalë) e cila e bëri një përkujdesje të veçantë në rritën e mbesave dhe nipave të saj jetim…

E dashura + Halla TONE!

Një jetë të tërë ia dedikove familjes tënde, duke u dëshmuar me virtyte HYJNORE dhe duke bërë dritë e shkrirë si një qiri për të dashurit tuaj si një ndër PINJOLLET të DENJË të gjakut të SYLË PALUSHIT dhe me vonë për PASARDHËSIT tuaj. E ne fort e dashtura hallë e amshueshme sa të jemi gjallë nder breza do t’ju evokojmë veprat tuaja brezave njëkohësisht do ta theksojmë besnikërinë, virtytshmërinë, humanizmin tuaj shpirtëror, dhe përherë do t’ju përkujtojmë me plotë mallë, ëmbëlsi e dashuri.

Ndaj shfrytëzojmë rastin qe në emër të familjes sonë dhe në emrin tim personal-Agronit, ti ngushëlloj familjarët e hallës Tone qe për mua ishte një kujdestare apo si të them një nënë e dytë, e them ketë sepse unë si foshnje mbeta jetim pa nënën time biologjike dhe deri në moshën njëvjeçare, unë kisha një përkujdesje të të ashtuquajtur amësie nga gjyshja Marte, përcjellë edhe nga halla Tone, se cilës përjetësisht i jam tejet mirënjohës dhe falënderues. Zoti të bekoftë hallë e dashtun dhe pushofsh në paqe.

Edhe njëherë përmes këtij përkujtimi nekrolog mortor me rastin e kalimit në amshim të Nënës suaj Tones, në emër të familjes Palushaj, ju shpreh ngushëllimet e tona, bashkëfamijarëve të saj, djemve, vajzave, nipave, mbesave dhe mbarë farefisit. Hallë e dashtun Lutuni për ne dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për Lutje.

Pushofsh nën ombrellën e hyjnisë qiellore. Zoti të bekoftë!

Ju përkujtojnë me mall!

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

By adminNovember 8, 2025

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit Banorët e…

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!

November 8, 2025

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

November 8, 2025

Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”

November 8, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.