Sot do të jetë moti me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell kohëpaskohe. Nga orët e para të ditës, janë të mundshme zhvillime të rrebeshesh shiu dhe bubullima në disa zona të vendit.
Pjesërisht nuk përjashtohet mundësia e ndonjë stuhie më të ashpër me breshër dhe erëra.
Erëra jugperëndimore do të fryjnë me shpejtësi 4-11m/s, ndërsa në mbrëmje pritet ndryshimi i drejtimit të erës në veriore. Temperaturat maksimale do të jenë paksa më të ulëta, nga 20°C në 23°C.


