Është parashikuar që sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, e të cilat vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, pritet që të dendësohen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here prite të jetë e fuqishme, veçanërisht në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-45 km/h, njofton MeteKosova, transmeton GJILANI INFO.
Ndërkaq, minimale do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 30°C.