Pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës lokalisht me vranësira të pjesshme dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, njofton MeteoKosova, tranameton GJILANI INFO.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-56 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C./GJILANI INFO/


