Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë orëve të mëngjesit.
Në vijim priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi, ndërkaq në zonat malore parashikohen reshje të reja bore.
Po ashtu, në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë bore edhe në zona më të ulëta, raporton Meteo Kosova,
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14°C.


