Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve
Opinione

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

adminBy adminFebruary 14, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Ismajl Kurteshi

Partitë politike duhet rëndësi të veqanet t’i kushtojnë vlerave njerëzore dhe profesionale të kandidatëve për deputet.

Manipulimi me vota në Kosovë nuk ka ndodh vetëm njëherë dhe jo vetëm në një mënyrë. Këtë herë, për dallim nga herët e tjera, institucionet e shtetit, pas dyshimit për manipulim kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se manipuluesit, përmes të të paguarve të tyre e kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve duke e rritur kështu artificialisht numrin e votave, në dëm të bashkë partiakëve të tyre. Votat janë blerë edhe me dreka e darka edhe me favore të tjera gjatë fushatës ose me premtime të rrejshme. Nuk janë të rralla rastet kur kriter për dhënien e votës është afërsia e jo aftësia me kandidatin.

Kjo dëshmon se shumë falsifikatorëve u është mundësuar të futen në lista zgjedhore dhe të bëhen deputet.

Sido që të merren votat, përveç asaj që vjen nga votuesi, për shkak të bindjeve për kualitetet, që i ka për kandidatin përkatës për deputet ose këshilltar komunal, është ilegale.

Edhe vota e dhënë për një subjekt politik ose kandidat që e ke votuar më shumë se një herë dhe ke konstatuar se nuk e ka arsyetuar besimin e dhënë, është veprim i gabuar dhe i dëmshëm, një gjë të tillë e bëjnë vetëm ata që nuk e kuptojnë mirë rëndësinë e votës.

Votimi për ata që nuk e meritojnë është i dëmshëm, edhe për faktin se të tillët jo vetëm që shkojnë pa meritë në Kuvend, kontribuojnë pak ose nuk kontribuojnë fare atje, nuk kanë qëndrime për çështje të rëndësishme sepse nuk i kuptojnë ato si duhet, prandaj janë edhe të pa sigurt dhe lehtë të ndikueshëm nga të tjerët,  gjatë ushtrimit të misionit përfaqësues.

Në një Kuvend ku ka deputetë me vota të blera, shitja e votave në asnjë rast nuk përjashtohet. Me të tillë interesat e vendit janë në rrezik. Të tillëve nuk duhet t’ju mundësohet përfaqësimi i  interesave të atdheut.

Ai që korrupton të tjerë, korruptohet edhe vetë. Kur korruptohen ose korruptojnë  përfaqësuesit e popullit, dëmtohet populli, rrezikohet vendi.

Hetimet që kanë filluar, pas zbulimit të manipulimeve me votat e qytetarëve për deputet, dhe masat që do të ndërmerren janë shumë të mirëseardhura, por çfarë do që të jenë masat, ato nuk e zgjidhin problemin e përfaqësimit të denjë të qytetarëve në institucionin më të lartë të vendit, nga i cili burojnë të gjitha institucionet. Institucionet që dalin nga një Kuvend që e ka të luhatur besimin, nuk mund të jenë të besueshme sa duhet.

Prandaj me qëllim të pamundësimit të hyrjes së manipulatorve në Kuvend dhe institucione tjera të rëndësishme të shtetit, duhet të vendosen kritere të rrepta për futjen e kandidatëve në listat zgjedhore dhe gjetiu.

Partitë politike, që kohëve të fundit, vëmendjen e kanë përqendruar në sigurimin e kandidatëve që ju sjellin shumë vota, pavarësisht biografisë dhe aftësive të tyre, duhet rëndësi të veqanet t’i kushtojnë vlerave njerëzore dhe profesionale të kandidatëve.

Nëse qytetarët janë vërtetë të interesuar të përfaqësohen nga ata që janë të besueshëm dhe të aftë t’i përfaqësojnë, duhet t’i votojnë të tillët, e jo ata që përmes manipulimeve, blerjeve e premtimeve bëhen deputetë për interesat e veta e jo të atyre që i përfaqësojnë.

Votuesit, obligimin e tyre qytetar  nuk e kryejnë si duhet, nëse  nuk i votojnë kandidatët për të cilët janë të bindur se nuk korruptohen dhe kanë vullnet dhe aftësi për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë./Gjilani INFO/   

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit

March 2, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.