Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave
Kulturë

Më 25 tetor 2025 në qytetin e gjëzave-Gjilan, organizohen takimet e X-ta jubilare të enigmatëve të Kosovës – garat në sajimin dhe zgjidhjen e gjëzave

adminBy adminOctober 21, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Zijadin Hasani

Sipas njoftimit të paradokohshëm në FB nga ana e R. Hasanit, paralajmërohet se në kuadër të shënimit të 45-vjetorit të SHE “Ndre Mjeda” (1980- 2025), do të organizohen Garat apo Kampionati i Kosovës në zgjidhjen dhe sajimin e gjëzave.

Pjesa e sajimit të gjëzave ( fjalëkryq dhe anagramë) do të bëhet me korrespondence ku garuesit kanë pë detyrë të sajojnë fjalëkryqin klasik me format 10/8 dhe është e obliguesshme që në diagramin e dhënë të shënohet emri i qytetit të gjëzave GJILAN.

Detyrë tjetër është sajimi i ANAGRAMËS nga këto fjalë: DYZET E PESË VITE NË ENIGMATIKË. Sipas njoftimit, thuhet se qëllimi është të afirmojmë dhe ruajmë traditën e pasur enigmatike shqiptare. Tri vendet e para si në Garën e sajimit poashtu dhe në zgjidhje do të shpërblehen. Dita e fundit e dërgimit të punimeve është 15 tetori 2025 kurse punimet dërgohen në adresën elektronike : [email protected].

25 tetori 2025 është data e mbatjes së TAKIMEVE TË DHJETA JUBILARE TË ENIGMATËVE TË KOSOVËS në Gjilan dhe garat dhe Takimi do të zhvillohen në lokalet e Bibliotekës së Qytetit, në orë 12.00. Pritet ardhja e gjëzakrijuesve dhe dashamirëve të gjëzave moderne nga shumë qytete të Kosovës, nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut etj.

Gjëzakrijuesit duhet ti përmbahen rregullave gjuhësore dhe enigmatologjike.

SHOQATA E ENIGMATËVE  “NDRE MJEDA” – Shkollë  e enigmatikës shqiptare

Para 45 vjetësh u  themelua Shoqata e Enigmatëve NdreMjeda  (4 tetor 1980 në Gjilan),  me iniciativën e dr. Zijadin V.Hasani, së cilës iu bashkangjitën Ing. Xhelal Selmani, piktor, Rasim Vllasaliu   dhe ing. Fadil  Dërmaku.

Shoqata  e enigmatëve ” Ndre Mjeda” ka luajt një rol me rëndësi në popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikës   në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti. Shoqata organizoi gara, kampionate në zgjidhjen  dhe  përpilimin e gjëzave të llojeve të ndryshme, duke filluar nga garat lokale, pastaj ato kombëtare   dhe  mori pjesë në disa Kampionate për zgjidhjen e gjëzave klasike dhe atyre logjike (WORLD PUZZLE CHAMPIONSHIP).

Padyshim me daljen e revistës Horizonti fillon të kultivohet edhe një pjesë tjetër e enigmatikës, pjesë përbërëse e saj- Enigmatika  MODERNE. Kështu që me të drejtë mund të thuhet se Horizonti shërbeu si  shkollë  shqiptare e enigmatikës.

Ç’është pra enigmatika?  Enigmatika është shkathtësi e përpilimit dhe zgjidhjes se enigmave. Ajo është formë specifike e krijimtarisë mendore. Enigmologjia (GJËZAKUPTIMI) është dhe shkencë që studion enigmat në përgjithësi, hulumton dhe shqyrton rregullat e përpilimit, të zgjidhjes, historikun dhe nënllojet e tyre. Kruciverbologjia ( nga lat. Crux- kryq, verbum- fjale), është degë e enigmologjisë e cila studion rregullat e sajimit dhe të zgjidhjes, historikun dhe nënllojet e fjalëkryqeve.

ENIGMATIKA ose ENIGMATOLOGJIA konsiderohet  ARTË I DHJETË  i krijimtarisë, kurse studiuesit e Teorisë së gjëzave thonë se ENIGMATIKA është LINGUISIKË ZBAVITËSE.

Revista HORIZONTI ishte shkollë e enigmatikës shqiptare për të gjithë ne, veçan fillestaret, sepse para daljes se Horizonti, botoheshin kryesisht gjëza, rebuse dhe rrallë ndonjë fjalëkryq e mos te flasim për llojet e tjera të enigmave dhe Rregullat e sajimit të tyre . Në Horizonti nisen të sajohen gati të gjitha llojet e enigmave të njohura. Për herë të parë filloi së botuari artikujve për çështjet teorike të enigmatikës dhe rubrika të veçanta për të, siç janë :  enigmologu, nga teoria e enigmatikës ; artikuj mbi rregullat e sajimit të enigmave dhe aktivitetin e enigmatëve  tek ne dhe në botë ; njoftime për  takimet, garat, kampionatet  e enigmatëve.

Për popullarizimin dhe zhvillimin e enigmatikës në gjuhën shqipe redaksia inicoi bibliotekën , e emërtuar Enigmatikë dhe me 1994, në kuadër të kësaj biblioteke dolën disa vepra  : Fjalori e enigmatikës me tre shkronja “dhe “Fjalori  enigmologjik me  4 shkronja i  dr. Z.Hasanit dhe “Gjej e qesh”, me  enigma te rimuara i Xhemail Halilit,  pastaj  “RROKJEKRYQE MAGJIKE  4 X 4“  dhe “ROKJEKRYQE MAGJIKE  5 X 5 dhe 6 X 6“ ( 2023), të autorit dr. Zijadin V. Hasani , anëtar themelues i SHE “Ndre Mjeda” dhe kryredaktor i revistës Horizonti.

Pjesëmarrja e enigmatëve gjilanas në kampionatet botërore në zgjidhjen e enigmave  (World Puzzle Championship):

6- th World Puzzle championship  –  23-28 shtator 1997, Koprivnicë (Kroaci)

7-th WPC ,   22-27 shtator 1998,Stamboll (Turqi)

8-th WPC, 6-11 tetor   1999, Budapest (Hungari)

11-th WPC , 24-29 shtator  2002, Oulu (Finlandë)

12-th WPC,  14-19 tetor  2003, Arnhem, Papendal   National  Sports Center (Holandë)

13-th WPC,12-17 tetor  2004, Opatija  (Kroaci)

18-th WPC,   3-8 Nëntor 2009, Antalia (Turqi)

Është e ditur se qasja ndaj enigmave është  shprehje e mentalitetit të ndonjë populli. Kështu  gjermanët enigmave iu qasen shkencërisht, italianët, gjithashtu u qasen seriozisht, por në trajtë loje, sporti.

Mbase kjo vlen në përgjithesi ose se paku për pjesën më të madhe të popujve romanë(neolatin).

Se shqiptarët enigmave iu qasen shkencërisht, veçan enigmave popullore, e konfirmon botimi i   teksteve siç është Folklori shqiptar- gjëegjëzat ( Tiranë, 1968) dhe ndonjë botim tjetër.

Zgjidhja e enigmave  e vërteton dhe ilustron parimin e poetit romak Horaci : DULCE CUM UTILE,  pra ndërlidhja e të këndshmes me të dobishmen.

Redaksisë më vonë iu bashkangjiten dhe enigmatët e tjerë –  Xhevat Ruhani,  Faik Shkodra,  Xhemail Halili,  Avdush Canaj,  Arbëresh Dalipi, Enver Hajrullahu,  Nexhat  Hajrulahu, Abdylmexhit Selmani,  Xhelal Mustafa .

Për popullarizimin e enigmatikës, ndihmesë të madhe kanë dhënë dhe shumë gazetarë, shkrimtarë, gjuhëtarë, Mehmet Halimi,  Hasan Bunjaku, Faik Shkodra, Baftijar Kryeziu, Zijadin  Munishi, Nuhi Ismajli, Ibrahim Kadriu, Sabit Rrustemi,  Avdush Canaj , Xhemë Karadaku . Në Horizonti, gjithashtu u botuan artikuj, shkrime për ngjarje e manifestime të enigmatëve  në Kosovë dhe në botë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.