Sadbere Gagica
Mbete stinë loti në sytë e mi
Roman i pashkuar
Netë pa gjumë
Deri në agim
Prozë e gjatë kujtimesh
Skicë e shkurtër dashurie
Ditari malli i (pa) shkruar
Deri në fund
Po koha iku si lejlek
Nëpër qiellin e mallit tim
Një puthje të vargut e mora
Në sonetën e (pa)përfunduar
Je ëngjell në qiellin tim
Çdo natë bisedonim për hallet
Lot syri
Në pakthim
Gjurmë stine
Udhëve pa adresë
ËNDËRR E SHUAR
Që ënde rri zgjuar?!
Je strukur
Në palcën e shpirtit
O Ylli
Pse sot më s’vjen?
Të pragu i oborrit
Të pres
Etje etje
Kaptinë romani…
Lum i etjes sime…


