Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Vitisë ka intervenuar sot për largimin e dheut dhe drunjve të rrëshqitur në rrugën alternative të Letnicës, të cilët kishin penguar qarkullimin e automjeteve.
Pas këtij intervenimi, rruga është pastruar dhe tashmë është e lirë për qarkullim.
Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të reagojë me kohë ndaj çdo situate që mund të rrezikojë sigurinë dhe lëvizjen e qytetarëve, veçanërisht gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike./Gjilani INFO/





