Drejtoresha, Dr. Vjollca Kadolli dhe kolegët e të ndjerit, Ali Fetahu, kanë shprehur dhimbje për vdekjen e ish kolegut të tyre, Ali Fetahu.
“Të gjithë ata që e kanë njohur, e përshkruajnë si një njeri të qetë, kolegial e të përkushtuar në punë. Afërsia e tij me kolegët ishin virtytet e tij që kanë bërë që i gjithë kolektivi sot të ndjehen të mërzitur me vdekjen e tij”, ka thënë Drejtoresha Kadolli.
Ajo ka shprehur ngushëllime të sinqerta në emrin e sajë dhe të kolegëve të QKMF-re në Viti për familjen, familjarët dhe miqët e tij.
Sipas sajë, Ali Fetahu u lind më 29.05.1956 në Sadovinë të Jerlive. Ishte punësuar në Shtēpinë e Shëndetit në Viti në vitin 1980, aty ku edhe ka shërbyer deri në pensionim në vitin 2021, duke mbushur plot 41 vite në shërbim të shëndetësisë vitiase./GJILANI INFO/


