Zyrafete Manaj
(Burgu Mitrovicë)
Nën pelerinën e grisë
brenda vetes buzëqeshja,
cicërima zogjësh
sikur rritin forcën.
Fjala peng nuk zihet dot,
thyhen grilat, prangat
shula të zgjatur
prapa dyerve
Gërhasin në rrugëtim
për ta mbyllur lirinë,
idealin ta vrasin…
po këtu, mu këtu rilind historia.
Mbi gjakun e sakrificën
buzëqesh liria…


