Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti takimin e dytë publik për këtë vit, gjatë të cilit prezantoi raportin njëvjeçar të punës.
Takimi u mbaj në Shkollën e Bujqësisë dhe ka qëllim rritjen e transparencës dhe për një qeverisje që reflekton nevojat reale të qytetarëve të Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: “Sot, në prag të përmbylljes së vitit, zhvilluam dëgjimin publik të dytë për këtë vit në Gjilan, një takim të hapur me qytetarët ku prezantuam raportin njëvjeçar të punës dhe diskutuam për sfidat, arritjet dhe prioritetet për të ardhmen e komunës tonë.
Sipas tij ky takim në fundvit është një reflektim i përbashkët mbi punën e bërë dhe një zotim i qartë për angazhimin tonë të vazhdueshëm për transparencë, përgjegjësi dhe qeverisje që buron nga nevojat reale të qytetarëve.
“Faleminderit të pranishmëve për pjesëmarrjen, mendimet dhe kontributin e dhënë. Së bashku po e mbyllim këtë vit me dialog dhe po e nisim vitin e ri me më shumë përgjegjësi dhe vizion për një Gjilan edhe më të mire”, tha kryetari Alban Hyseni./Gjilani INFO/




