Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş në Turqi.
Në takim u bisedua lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të qytetarëve.
I pari i Gjilanit tregoi se gjatë qëndrimit tim në Turqi, zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş.
“Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të qytetarëve tanë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, theksoi se këto takime janë të rëndësishme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e lidhjeve institucionale./Gjilani INFO/




