Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni në nismë të Manifestimi “Flaka e Janarit”: Po i nderojmë të rënët për liri
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni në nismë të Manifestimi “Flaka e Janarit”: Po i nderojmë të rënët për liri

adminBy adminJanuary 11, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te Lapidarët në qytet, Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, që është i 32-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore të këtij manifestimi.
“Po e fillojmë sot manifestimin mbarëkombëtar ‘Flaka e janarit”. Është data 11 janar kur tradicionalisht bëjmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Bashkë me nënkryetaren, drejtorët komunal, deputetë ministra, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e veçanërisht familjarë të dëshmorëve, sot kemi nderuar të rënët për liri”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai shtoi se shpreson dhe uron që ky vit i “Flakës…”, do të shkojë
mbarë e mirë dhe do të përmbushin agjendën e paraparë për edicionin e 32-të të këtij Manifestimi kulturor mbarëkombëtar.
I pranishëm në homazhe ishte edhe Ahmet Isufi, ish komandant i ZOK-ut, i cili ka thënë se sot me nder dhe krenari kujtojmë rënien e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, nismëtarëve të parë të luftës për liri.
“Konsiderojmë se deri atëherë ka qenë një lëvizje e cila ka vazhduar me ngritjen e vetëdijes kombëtare, por Rexha dhe Nuhiu janë të parët që shkrepin armët në Kosovë për të dhënë sinjalin e rreshtimit pastaj edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Me emrin e atyre, të gjithë ushtarët e Zonës Operative të Karadakut janë krenuar dhe kanë vazhduar luftën deri në liri. Në shenjë të përkujtimit të tyre, ne duhet të punojmë më shumë për t’i arritur idealet që i kanë synuar Rexha dhe Nuhiu”, ka thënë Isufi.
Përndryshe, agjenda e “Flakës…”, vazhdon me vizita familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe vizitë në fshatin Bresalc “te Mejtepi” dhe në fshatin Përlepnicë, ku do të shfaqen video dhe ekspozitë fotografike dokumentuese si dhe një program artistik në kujtim të Flakës ndër vite, për të vazhduar me aktivitetet tjera kulturore të “Flakës ..” përgjatë ditës së sotme./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit

March 27, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.