Po vazhdojnë punimet në Stadiumin e Gjilanit, të cilat kanë nisur me 23 maj të këtij viti.
E për të parë nga afër ecurinë e tyre për vizitë ishte kryetari i komunës, i cili edhe ka realizuar vetë disa fotografi, duke shkruar: Përshëndetje nga Stadiumi i Qytetit.
Vlera e këtij projekti është afër 12.8 milionë euro, derisa stadiumi, do të ketë kapacitet prej 8750 ulëse, derisa punimet pritet të kryhen brenda dy vjetësh. /GJILANI INFO/

