Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase, si: Tali & Zuka, Bejta Commerce, EL BAU, GLOBI dhe TEUTA M, të cilat edhe i ka vlerësuar për profesionalizëm dhe për faktin se po i japin hov zhvillimit të Gjilanit.
“Gjilani po zhvillohet çdo ditë e më shumë falë punës së madhe dhe përkushtimit të bizneseve tona si ndërmarrjet në fjalë, që me profesionalizëm po i japin hov zhvillimit të qytetit”, ka theksuar kreu i kësaj komune ./Gjilani INFO/






