Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Kronika e mbijetesës apo Kronika e një kohe të egër!
Kulturë

Kronika e mbijetesës apo Kronika e një kohe të egër!

adminBy adminAugust 15, 2024Updated:August 15, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nexhat Rexha

Ditari i një periudhe kohore bartë në vete kronikën e jetës, me të cilën njeriu bashkëjeton me ditët e netët e atyre kohëve. Në këtë korrelacion ngjarjesh e përjetimesh Sabri Morina, ka shënuar këto peripeci, të cilat janë pjesë të dalluara të atyre viteve të represionit psikik e fizik në jetën e tij dhe të kolektivit ku ai punoi e veproi, por edhe një imazh i qartë, i shoqërisë shqiptare nën represionin e përgjithshëm serb. Në  faqet e librit “Drama e mbijetesës”, shtjellohen ngjarje reale, të cilat i kemi kaluar nëpër vorbullën e atyre viteve. Në këtë kontekst kohor, ditari ruan, inserte e ngjarje me pamje nga më të ndryshmet, të cilat pasqyrojnë e ruajnë autenticitetin e realizuar në optikën e përjetimit sa më real, duke i dhënë përditshmërisë objektivitetin sa kompleks, po aq edhe determinues në atë që ka përjetuar autori i atyre ngjarjeve.

Periudhat e trajtueshmërisë së këtyre të ndodhurave e përjetimeve të Sabri Morinës, janë reale dhe ato komunikojnë me faktorizim në arealin e njohur të quajtur diktaturë serbe, që vepron e hermetizon ide e ngjarje përparimtare, sidomos të popullatës shqiptare në sistemin jugosllav (kupto më shumë sistemin sundues serb) në Kosovë.

Në librin “Drama e mbijetesës”, të Sabri Morinës, lexuesi i vëmendshëm, arrin në njohje, nga afërsia e të ndodhurave në kolektivin e gjimnazit “9 Maji”, tani “Ismail Qemali” në Kamenicë, institucioni më i lartë arsimor në nivel komunal. Duke qenë gjithnjë në mbikëqyrje të faktorit politik shtypës dhe atij të sigurimit shtetëror. Brenda këtyre shtjellimeve, autori ka përshkruar gjendjen reale, e cila ka dominuar në ditët më të rënda të kësaj kohe, ashtu siç janë paraqitur në ditarin e tij. Ngjarjet kanë një kronologji shumë dimensionale, sepse ato janë shkruar kryesisht në përfundim të një dite, duke ruajtur çdo imtësi të rrjedhës së minutave e orëve brenda një dite.

Protagonistët e përmendur në ditarin e Sabri Morinës, janë persona real, dhe vetëm pak prej tyre nuk janë më në mesin tonë. Në disa raste autori ka përdorur vetëm inicialet për disa persona me qëndrime negative, në kolektivin ku ai ka punuar. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ngjarjet kanë pësuar ndryshime, ato ruajnë autenticitetin e tyre dhe i japin orientimin e nevojshëm zhvillimit shoqëror në trevën e Kamenicës e më gjerë.

Zhvillimet e reja demokratike në Evropë e Kosovë

Proceset politike që nga Greva e Minatorëve dhe nga shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989, janë pamje dhe determinime të reja në skenën politike evropiane. Këto ngjarje artikulojnë frymën demokratike, përparimtare në kthim të origjinës si, në: Gjermani, Poloni e gjetiu dhe  shtimit të represionit në Kosovë, e në kolektivin ku punoi autori i këtyre shënimeve.

Ndërrimet Kushtetuese me emisarët e politikës së asaj kohe, në gjimnazin e Kamenicës nuk morën miratimin e dhunshëm të amendamenteve që merrnin (suprimuan) autonominë e Kosovës.

Profesorët shqiptarë e mbrojtën me dinjitet mendimin e tyre dhe arritën thuaja unitet të plotë, të gjithë ishin të një fjale se Kosovës po i merren të drejtat e saja autonome. Pastaj, grevat e Minatorëve u manifestuan edhe në gjimnazin “9 Maji”, nga mësimdhënësit shqiptarë dhe me solidarizimin e të gjithë nxënësve, nga mbarimi i mësimit të ndërrimit të dytë deri në orët e vona të natës. Pastaj presioni dhe trysnitë e organeve komunale të pushtetit të asaj kohe, mbi mësimdhënësit për shumë çështje, që kërkonin zgjidhjen e ngjarjeve në kolektivin e kësaj vatre të diturisë. Politika serbe, gjithnjë vepronte dhunshëm me rolin e saj në institucionin arsimor, duke e quajtur “Universiteti i irredentës” në Kamenicë. Kuptohet, gjithë ky mllef ishte kundër kuadrove shqiptare, sepse suksesi i nxënësve dhe motivimi edukativ i mësimdhënësve me rriten e nxënësve shqiptarë e pengonte politikën aktuale të Kamenicës e Kosovës./GJILANI INFO/

 

Në foto libri dhe autori, Sabri Morina:

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026

Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

March 25, 2026

Soprano Elona Sadiku pjesë e një koncerti të veçantë të Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës

March 19, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.