Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur arti shkel mbi plagët e luftës
  • Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti
  • UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
  • Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës
  • Kryetari Haliti ka pritur në takim zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
  • Kryetari Hyseni priti artistin Brilant Milazimin, i cili do të përfaqëson Kosovën në njërën prej skenave më të mëdha botërore
  • Komuna dhe KFOR-i, diskutojnë për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit në menaxhimin e situatave emergjente
  • Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë
Opinione

Kosova nuk ka luksin të eksperimentojë

adminBy adminJanuary 28, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Fatmir Salihu

Në një botë të trazuar gjeopolitike, përvoja, kredibiliteti dhe rrjeti diplomatik peshojnë më shumë se kurrë. Në një periudhë kur rendi ndërkombëtar po kalon transformime të thella dhe siguria globale është kthyer në shqetësim qendror, shtetet e vogla, si Kosova, përballen me një sfidë themelore: të sigurojnë përfaqësim të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, rizgjedhja e presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë po shfaqet gjithnjë e më shumë si një domosdoshmëri strategjike, jo thjesht si një opsion politik.

Që nga viti 2024, kur Kosovës iu vendosën padrejtësisht dhe në mënyrë krejt absurde sanksionet nga Bashkimi Evropian, barra kryesore e përfaqësimit ndërkombëtar ka rënë pikërisht mbi presidenten Osmani. Në një moment delikat për pozitën ndërkombëtare të vendit, ajo ka qenë figura që ka përfaqësuar Kosovën në forumet kryesore ndërkombëtare, duke artikuluar qartë qëndrimet shtetërore dhe duke mbrojtur interesat e saj me koherencë dhe profesionalizëm diplomatik.

Paraqitja e parë e Kosovës në Samitin e NATO-s qe u mbajt në Uashington, si dhe prania e vazhdueshme e Osmanit në takime të nivelit të lartë me liderë perëndimorë, kanë ndikuar në forcimin e perceptimit të Kosovës si partner serioz dhe i besueshëm në arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Po ashtu, paraqitja e saj e fuqishme dhe e artikuluar në Kombet e Bashkuara, përballë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, u vlerësua gjerësisht si një nga momentet më dinjitoze dhe më përfaqësuese të diplomacisë kosovare në vitet e fundit.

Në këtë kuadër duhet përmendur edhe angazhimi i saj në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja Osmani ka zhvilluar takime, ndonëse të shkurtra, me presidentin Donald Trump, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të administratës amerikane, duke ruajtur dhe forcuar linjat e komunikimit me aleatin kryesor strategjik të Kosovës në një periudhë të ndjeshme për zhvillimet globale dhe rajonale.

Një tjetër element thelbësor mbetet kapitali diplomatik i ndërtuar nga Osmani: takime të shumta me presidentë, kryeministra dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare; krijimi i një rrjeti të gjerë kontaktesh dhe miqësish politike, sigurimi i katër njohjeve të reja për Kosovën në vitin 2025, si dhe rikuperimi i rreth 20 ç’njohjeve, siç është bërë e ditur edhe në intervistat e saj dhe të Radios Evropa e Lirë. Këto janë rezultate që kërkojnë kohë, përvojë dhe vazhdimësi – faktorë që nuk ndërtohen përmes eksperimentimit me figura të reja në momente krize globale.

Elekuenca e saj, rrjedhshmëria në komunikim në gjuhën angleze dhe aftësia për të artikuluar qartë interesat e Kosovës e kanë bërë presidenten Osmani ]përfaqësuese të dalluar në skenën ndërkombëtare. Në një kohë kur diplomacia personale dhe komunikimi direkt me liderët botërorë janë më të rëndësishëm se kurrë, kjo përbën një avantazh konkret për shtetin e Kosovës.

Mandati i presidentes Osmani përfundon në prill 2026. Në rrethana të tjera, debati për një figurë unifikuese mund të ishte legjitim. Por, sot, përballë ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe sfidave të vazhdueshme ndërkombëtare, për Kosovën prioritet mbeten vazhdimësia, përvoja dhe kredibiliteti ndërkombëtar.

Për këtë arsye, edhe opozita parlamentare duhet ta shohë këtë proces përtej interesave të ngushta partiake dhe inateve eventuale politike, dhe të veprojë në funksion të interesit shtetëror. Votimi pro mandatit të dytë të presidentes Osmani do të ishte një akt përgjegjësie institucionale dhe pjekurie politike, në shërbim të stabilitetit dhe pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë prizëm, rizgjedhja e presidentes Vjosa Osmani shfaqet si zgjedhja më e arsyeshme dhe më e përgjegjshme për interesin afatgjatë të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit

March 2, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

By adminMarch 31, 2026

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të…

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026

Hyseni: Artistët e Gjilanit, na kanë bërë krenarë, duke shkëlqyer në skenat e mbarë botës

March 27, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Kryetari Haliti intensifikon takimet për realizimin e projekteve zhvillimore në Viti

March 31, 2026

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

March 27, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.