Sot në koordinim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan, DKA përmes ligjëratave ka shënuar Javën e Kancerit të qafës së mitrës, në bashkëpunim edhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
Nëpër shkollat fillore arsimtaret kanë mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollave fillore Gushicës, Kabashit, Stubllës së Epërme, “Bafti Haxhiu” në Viti, Radivojcit dhe Zhitisë.
Kurse, përmes bashkëpunimit me drejtorinë e IAAP-së “Jonuz Zejnullahu”- Viti, me nxënësit e klasëve të X dhe XI dr.Lumnije Byqmeti -Berisha nga QKMF ka mbajtur ligjëratën me titull “Kanceri i qafës së mitrës” si dhe rëndësi të veçantë i dha vaksinimit me vaksinën e re që ka filluar të administrohet në Kosovë HPV.
Dr.Artë Gashaj- kordinatore për ZHVP në QKMF-Viti tha se përmes këtyre aktiviteteve po mundohemi të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikun nga kanceri i qafës së mitrës dhe masave që duhet të ndërmirren për parandalim.
Komuna e Vitisë, përmes bashkëpunimit në mes të DKA dhe QKMF-së në vazhdimësi po mban aktivitete vetëdijësuese me nxënësit për sëmundje të ndryshme, që të ndikojnë në parandalim dhe vetëdijësim.
Lajmi dhe fotot: QKMF- Viti./GJILANI INFO/


