Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses projekti i tezgave për tregjet mobile.
Ajo ka thënë se tezgat tashmë janë dorëzuar në komunë dhe do të jenë në shërbim të shitësve ambulantë dhe bujqve lokalë, duke u mundësuar atyre të shesin prodhimet vendore në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze.
“Ky projekt synon mbështetjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte më të mira për shitjen e produkteve bujqësore”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ju njoftojmë se Drejtoria do të kujdeset që këto tezga t’u jepen bujqve në nevojë dhe se në ditët në vazhdim do të njoftohen procedurat për shpërndarjen e tyre, në mënyrë transparente./GJILANI INFO/