Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxjerrë Urdhëresë me të cilën ndalohet pirja e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës.
Bëhet me dije se qëllimi i kësaj urdhërese është mbrojtja e shëndetit publik, krijimi i një mjedisi pa tym duhani dhe rritja e rendit dhe higjienës publike në hapësirat e jashtme të institucioneve komunale
Thuhet se kjo urdhëresa zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës, përfshirë: objektin e Komunës; të gjitha shkollat fillore dhe të mesme; çerdhet dhe institucionet edukativo-arsimore; Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat; drejtoritë, zyrat dhe njësitë vartëse dhe institucionet kulturore, rinore dhe sportive…
Për më tepër ja urdhëresa e plotë:
Urdhëresë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike të Komunës së Kamenicës



