Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
  • Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
  • Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
  • Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
  • Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
  • Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
  • Universiteti “Kadri Zeka” drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan
  • Janë shqiptuar 1 mijë e 597 gjoba në trafik nga Policia e Rajonit të Gjilanit brenda një jave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Klerikët fetarë nga Haga: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm
Lajme Qendrore

Klerikët fetarë nga Haga: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

adminBy adminSeptember 10, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, këtë të shtunë kanë qëndruar në Hagë, ku kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Tahçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, në ambientet e qendrës së paraburgimit.

Sipas klerikëve fetarë gjendja shëndetësore e krerëve të UÇK-së është e mirë, duke uruar kështu që të njëjtit të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.

 

Për Naim Tërnavën krerët e UÇK-së do ta kalojnë ballafaqimin me gjykatën e drejtësisë dhe do të kthehen në Kosovë si të pafajshëm.

 

“Sot jam më se i gëzuar që pata rasti që bashkë me ipeshkvin e Kosovës, bashkërisht t’i takojmë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar te vet presidenti e tutje. Patëm rastin që të bisedojmë me ata. Gjendja e tyre shëndetësore ishte jashtëzakonisht e mirë dhe besojmë se edhe këtë ballafaqim me gjykatën e drejtësisë, këtu në Hagë do ta kalojnë dhe do të kthehen sa më shpejtë në Kosovë si të pafajshëm”, ka thënë Tërnava për Kosova Press.

Në anën tjetër Ipeshkvi Dodë Gjergji është shprehur i lumtur për mundësinë e vizitës së krerëve të UÇK-së, derisa ka uruar të kthehen sa më shpejtë në vendin e tyre.

“Po ashtu jam i kënaqur që sot kisha mundësi të bëjë një vepër të mëshirshme, për të vizituar njerëzit që iu mungon mundësia e lirisë. Urojmë që të kthehen sa më shpejtë në shtëpi”, tha ai.

Të dy drejtuesit fetarë dhanë edhe mesazhin e bashkimit, pamarrë parasysh përkatësisë fetare.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme: Me diell, por mëngjesi mjaft i ftohtë

October 29, 2025

Moti sot me diell

October 24, 2025
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

By adminNovember 1, 2025

Për 24-orët e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 359 gjoba në trafik, bëhet…

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025

Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!

October 31, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.