Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt, në të cilën është diskutuar për gjendjen e sigurisë në këtë komunë, përgjatë kësaj periudhe.
Kjo mbledhje është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili theksoi se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është e qetë dhe stabil dhe për këtë i falënderoj të gjithë.
Ndërkaq rreth situatës së sigurisë në komunën e Vitisë, ka folur komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, i cili i njoftoi se gjendja e sigurisë në këtë komunë mbetet stabile dhe sipas tij nuk ka pasur incidente kritike që do të ndikonte në siguri.
Ai gjithashtu paraqiti edhe disa statistika duke krahasuar rastet e periudhave të njetë periudhë me këtë vit duke theksuar në veçanti se ka ulje të veprave penale për 6%.
Në këtë takim, anëtarët e KKSB-së ngritën edhe disa çështje që janë të bëjnë me sigurinë. /GJILANI INFO/