Njoftim Mortor nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Infermiere Rejane Haziri.
Infermierëja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri-Murati, miqëve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Rejane Haziri.
U prehtë në paqe shpirti i saj.
/Spitali i Përgjithshëm Gjilan/