Kanë vazhduar takimet informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit.
Takimi informues është mbajtur të hënën mbrëma me banorët e shumtë të fshatit Miresh (Dobërçan), i cili është përfshirë në këtë projekt në
SHFMU “Nzim Hikmet”, në fshatin Miresh.
Banorët e këtij fshati janë informuar për rëndësinë e këtij procesi për Rindërtimin e Zonave Kadastrale, i cili synon përditësimin e të dhënave pronësore dhe rritjen e sigurisë juridike për pronën.
Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti. tha se: Mireshi me interesim të madh për Rindërtimin Kadastral. Pjesëmarrja e madhe bëri që takimi të zhvendoset në ambientin e jashtëm të shkollës, që askush mos të mbetet pa u informuar.
“Faleminderit të gjithë banorëve për angazhimin dhe kontributin”, tha drejtoresha Rashiti.
Takimi informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit, vazhdon sot e marte, më 7 prill 2026 në orën 17:00 në SHFMU “Ibrahim Uruqi”, në fshatin Bresalc./Gjilani INFO/


