Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të Gjilanit ka thënë se Zhegra e lavdishme i tha “Po” punëve të mira dhe fitores së madhe më 12 tetor, dhe se me banorë të këtij fshati diskutuam për projektet dhe vizionin tonë, që Zhegrës krenare t’ia shtojmë bukurinë dhe investimet.
“Me kandidatët e listës sonë, Bajram Isufi dhe Sabri Rexhepi, morëm këshilla shumë të vyeshme nga banorët dhe BASHKË do të vazhdojmë me përkushtim”, ka thënë Hyseni.