Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se e gjithë lagjja “Dheu i Bardhë” është gati për fitoren e madhe që do ta shënojmë në Gjilan.
”Me kandidatët tanë të listës fituese për Asamble, Shpresa Orana-Sejdiu e Blerim Haziri, bashkëbiseduam me banorët, të cilët me entuziazëm kujtuan punët që i kemi realizuar gjatë këtyre katër viteve qeverisje. U pajtuam BASHKË që të ecim përpara me projekte edhe më transformuese”, ka thënë Alban Hyseni.