Alban Hyseni, kryetari aktual i Gjilanit, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, në zgjedhjet e 12 tetorit, sot ka vizituar biznesin “A Trade”, ku është pritur nga pronari Agron Shurdhani.
“Gjilani është i njohur për njerëz punëtorë që e mbajnë gjallë ekonominë e qytetit. Bizneset këtu janë burim i vendeve të reja të punës dhe i tillë është edhe “A Trade””, ka thënë Hyseni.
“Me punëtorët e kësaj kompanie kaluam një pauzë dreke, ku biseduam për sfidat dhe përditshmërinë e tyre. Zotohemi që do të vazhdojmë përkrahjen për ta, duke krijuar kushte më të mira pune. Jemi BASHKË për Gjilanin”, ka thënë Alban Hyseni.