Një person nga Llashtica e Gjilanit, ka njoftuar në polici për një vjedhje që është bërë në shtëinë e tij nga persona të panjohur.
Sipas tij, të përmendurit kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000€ dhe 2 armë zjarri.
Rasti nga policia është cilësuar si vjedhje e rëndë, rast ky i cili po hetohet. Nuk është raportuar për të arrestuar lidhur me rastin e kësaj vjedhje./Gjilani INFO/


