Është raportuar në polici rasti i vdekjes së një personi në shtëpinë e tij, për të cilin thuhet se ishte gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij.
Sipas dëshmitarit njoftohet se i ndjeri po jetonte i vetëm.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gjilani INFO/


