Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se, me urdhër të prokurorit kujdestar, më datë 28 shkurt 2026, rreth orës 22:40, janë ndaluar nëntë (9) persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”, sipas nenit 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, sipas nenit 187 të Kodit Penal të Kosovës.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale./Gjilani INFO/


